Ylli i pornografisë reagon pas telasheve që i hapi Trump-it me drejtësinë

Ylli i pornografisë reagon pas telasheve që…

Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels përmes një shënimi në Twitter është tallur me mbështetësit e Trump, të cilët po e sulmojnë atë për arrestimin e ish-presidentit amerikan.

Është padyshim më argëtuese të jesh poshtë burrit tim seksi në vend që të arrestohesh”, shkroi Daniels. 

Ish-presidenti amerikan po përballet me gjithsej 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në shkallën e parë, pas një pagese të supozuar bërë yllit të pornografisë në vitin 2016. Pretendohet se Trump i ka paguar Daniels 130,000 dollarë gjatë fushatës së tij zgjedhore presidenciale 2016 për t’i mbyllur gojën për marrëdhënien e tyre rë fshehtë. 

Ditën e djeshme kur Trump përballej me akuzat në gjykatë dhe vetëdeklarohej i pafajshëm Stormy Daniels ka pasur një ditë rekord në Pornhub. Sipas Pornhub Insights, pati një rritje të konsiderueshme në kërkimet për ‘Stormy Daniels’ gjatë muajit të kaluar.

Vetëm në 21 mars, emri i Daniels u kërkua 467,078 herë, që rezulton në një rritje masive prej 21,655 për qind ndaj mesatares së saj të zakonshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit