Ylli i 'TikTok' filmohet duke përqafuar vajzën për t’i ofruar asaj një telefon të ri, ajo ia merr nga dora sapo fiken kamerat

Ylli i ‘TikTok’ filmohet duke përqafuar vajzën…

Modeli i famshëm në rrjetet sociale, ka marrë një fushatë të gjerë urrejtjeje pasi bëri shaka mizore me një vajzë të vogël.

Ai u filmua duke e përqafuar vajzën duke i ofruar asaj një culelar të ri, por ajo ia rrëmben nga dora sapo fiken kamerat pas përfundimit të reklamës.

Ylli i ‘TikTok’ reklamonte videon si “takim prekës” me vajzën e vogël në TikTok, por nuk përmendte asgjë nga fundi mizor i historisë.

Por për fat nëna e vajzës kishte vazhduar regjistrimin duke përfshire dhe fundin mizor pas mbylljes së pjesës ‘pozitive’ të gënjeshtrës.

Në pamjet origjinale shihet Voloshin, i cili tashmë është pezulluar nga llogaria e tij, që del nëpër rrugët e kryeqytetit Kiev me një telefon të shtrenjtë në dorë ende brenda ambalazhit, i cili u afrohet grupeve të ndryshme për të biseduar.

Më pas ai i flet një vajze të vogël të emociouar që është me nënën e saj dhe ia jep celularin e ri, siç duket në formë dhurate.

Vajza duket e lumturuar, dhe pasi shikon nga e ëma për aprovim, e pranon dhuratën.

Ajo dhe Voloshin përqafohen më pas të lumtur, duke shënuar fundin e shfaqjes emocionale.

Por në fakt kjo nuk ishte fundi i bashkëveprimit të tyre, siç tregonte më pas nëna e nervozuar e vajzës.

Pamjet e gruas të shpërndara tashmë në rrjetet sociale, tregojnë Voloshin që më pas i kërkon vajzës t’i kthejë telefonin duke u justifikuar se ishte vetëm një lojë, dhe fytyra e të voglës transformohet në një hidhërim të plotë.

Ndërsa nëna e saj dëgjohet që thotë vazhdimisht “Jo” duke i shpjeguar ‘yllit’ të TikTok se nëse e bën këtë vajza e saj do të qajë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit