Ylli norvegjez feston 26-vjetorin në Saint-Tropez

Ylli norvegjez feston 26-vjetorin në Saint-Tropez

Erling Haaland ka zgjedhur rivierën franceze për të festuar një tjetër moment të veçantë në jetën e tij. Sulmuesi norvegjez ka kaluar 26-vjetorin e lindjes në bregdetin luksoz të Saint-Tropez, ku atmosfera festive dhe muzika kanë shoqëruar festimet.

Ylli i Manchester Cityt është filmuar gjatë festës në zonën e njohur “Shellona”, një nga pikat më të frekuentuara të rivierës franceze, ku Haaland është shfaqur duke shijuar mbrëmjen mes miqsh.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte prania e Riyad Mahrez, ish-shokut të tij të skuadrës te Manchester City. Dy futbollistët, të cilët kanë krijuar një miqësi të fortë gjatë kohës që luanin së bashku në Angli, janë parë të afërt duke shijuar pushimet dhe festën.

Edhe pas largimit të Mahrez nga Manchester City, lidhja mes dy yjeve të futbollit ka mbetur e pandryshuar, ndërsa momentet e kapura në Saint-Tropez tregojnë një tjetër anë të marrëdhënies së tyre jashtë fushës.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit