Ylli Rakipi: Ky popull ka ikur për lesh

Ylli Rakipi: Ky popull ka ikur për…

“Mos jemi një popull që kemi ikur për lesh, apo?”,kështu është shprehur i shqetësuar gazetari i njohur Ylli Rakipi për reagimet që populli shqiptar ka pasur rreth fenomenit “Luiz”.

Ai u shpreh se një nga pjestarët e formatit Big Brother, Luiz Ejlli ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden, katër miliardë e ca.

Ndërsa gazetarit Blendi Fevziu ky reagim ju duk normal, ai tha se ndodh që simpatizohet dhe del një fenomen. Ndërsa shtoi se shqetësuese është nëse ky fenomen do të zgjasë në kohë.

Pra populli Shqiptar shqetësohet se kush do të jetë fitues i një reality shoë, ndërkohë që nafta rritet ccdo ditë, ndërkohë që pagat vijojnë të jenë të ulta, ndërkohë që po humbin jetën shumë të rinj shkak mos kontrolli i Policisë për shpejtësinë dhe shumë të tjera.

Qytetarët ngrihen në protestë për fenomenin “Luiz” për padrejtësitë që mund ti bëhen brënda një loje dhe jo për shtrenjtësinë që po pësojnë produktet dita ditës dhe që jetesa këtu në kryeqytet dita ditës po bëhet më e vështirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit