Yulia Navalnayn akuzon Orban: Bashkëpunëtor i Vladimir Putin

Yulia Navalnayn akuzon Orban: Bashkëpunëtor i Vladimir…

Yulia Navalnaya, e veja e Alexei Navalny, ish-liderit të opozitës ruse që vdiq brenda një burgu në Siberi, ka akuzuar kryeministrin hungarez Viktor Orban si bashkëpunëtor të presidentit rus Vladimir Putin. Akuzat e saj erdhën në një video-mesazh të lëshuar në Budapest, kryeqytetin hungarez ku po zhvillohej një protestë e madhe e opozitës, e organizuar nga kryebashkiaku i kryeqytetit Gergeley Karacsony.

“Përveç Orban, ka edhe mbështetës të tjerë të Putinit në Europë”, tha Navalnaya , duke shtuar se presidenti rus guxoi të sulmonte Ukrainën sepse e dinte se do të kishte ndihmë në Europë.

Por ashtu si Putini nuk përfaqëson të gjithë Rusinë, ashtu edhe Orban nuk flet për të gjithë hungarezët, nënvizoi ajo.Pas vdekjes së Navalny muajin e kaluar, Orban dhe partia e tij Fidesz nuk donin t’i bënin homazhe.

Kur deputetët e opozitës u kërkuan të gjithëve të qëndronin në këmbë dhe të mbanin një minutë heshtje për nder të disidentit rus, deputetët e Fidesz qëndruan ulur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit