Yuri Kim: Deputeti miliarder ‘not grata’ në SHBA, të mos kandidojë në zgjedhjet e ardhshme

Yuri Kim: Deputeti miliarder ‘not grata’ në…

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka ripublikuar në faqen e saj në twitter, njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se deputeti Tom Doshi është shpallur “non grata” në SHBA.

Kim kujton vendimin e DASH, dhe thotë se votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo, duke nënkuptuar se Doshi nuk duhet të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo”, shkruan Kim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit