Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të ngrihet para datës 31 dhjetor

Yuri Kim: Gjykata Kushtetuese të ngrihet para…

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, bën apel që palët të lëvizin me urgjencën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 Dhjetor. Kim vlerëson takimin e djeshëm të KED, ndërsa shton se ky institucion bashkë me presidencën dhe parlamentin duhet të veprojnë në përputhje me Komisionin e Venecias.

“Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim.

Burimi:TPZ
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit