Yuri Kim: I takon popullit shqiptar të vendosë për të ardhmen e Shqipërisë

Yuri Kim: I takon popullit shqiptar të…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një intervistë për “Illyria”, ku ka folur rreth përparësive që ka vendosur në punën e saj në Shqipëri, që janë dhe përparësitë e SHBA në marrëdhëniet e saj me Shqipërinë, si një nga aleatët e saj më të afërt të NATO-s.

Përtej problematikave kryesore në Shqipëri dhe krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ambasadorja Kim ka folur edhe për jetën e saj si diplomate, për prezantimin e saj në Shqipëri, shqipen e saj të preferuar, diasporën shqiptare dhe rolin e tyre, etj.
Mes të tjerash, kryediplomatja amerikane ka theksuar se “SHBA luan një rol vendimtar në ndihmën e Shqipërisë për të forcuar demokracinë e saj, për ta rritur atë ekonomia, dhe për të ndërtuar një mbrojtje më të fortë ushtarake. Reforma në drejtësi është thelbësore për përparimin në shumë prej këtyre aspekteve”.

Por, siç thekson ambasadorja Kim në këtë intervistë: “Sidoqoftë, në fund të ditës i takon popullit shqiptar, jo qeverisë amerikane, të vendosë të ardhmen e Shqipërisë”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit