Festa e pavarësisë/ Yuri Kim bën bashkë 'dashnorët e pushtetit', që s'pyesin as për koronën...

Festa e pavarësisë/ Yuri Kim bën bashkë…

Teksa nuk ndajnë shumë nga 4 korriku, dita e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasada e këtij shteti në Tiranë ka organizuar një ceremoni festive.

Mësohet se në këtë ceremoni, të organizuar nga ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, marrin pjesë të gjithë krerët e shtetit.

Kryeministri Edi Rama, Presidenti Ilir Meta, Kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Po ashtu, bëhet e ditur se eventi në fjalë po mbahet në ambient të hapur, për shkak të zbatimit të masave të qeverisë anti-COVID.

Kjo, duke qenë se jemi ende në luftë me armikun e padukshëm. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit