Yuri Kim mesazh për krerët e partive: Mbani përgjegjësi për kandidatët tuaj!

Yuri Kim mesazh për krerët e partive:…

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, përsërit mesazhin e saj për krerët e partive politike në vend, për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo risjellë në kujtesë një mesazh të muajve më parë, ku iu bën thirrje atyre të mos promovojnë korrupsionin.

“Paralajmërim: Ndërsa partitë përgatiten për zgjedhjet, udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi për ata që garojnë nën flamurin e tyre. Ju lutemi kontrolloni kandidatët tuaj – mos fyeni votuesit, mos minoni demokracinë, mos promovoni korrupsionin”, është paralajmërimi i Kim i bërë në korrik 2020.

Ndërkohë, sot ajo e ka risjellë në kujtesë këtë mesazh dhe thotë se ai mbetet akoma i vlefshëm.

“Nëse doni të dini nëse ky paralajmërim mbetet i vlefshëm, kjo është ajo që Tony Blinken, i nominuari i Presidentit Biden për Sekretar i Shtetit, tha në seancën e tij para Senatit: “Ne duam të lartësojmë punën në luftimin e korrupsionit”./newsbomb

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit