Yuri Kim mesazh të fortë politikanëve shqiptarë: Do luftojmë korrupsionin

Yuri Kim mesazh të fortë politikanëve shqiptarë:…

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë forcuar masat ndaj korrupsionit duke goditur politikanët e korruptuar, bandat kriminale dhe këdo tjetër që përdor kompani të ndryshme për të fshehur apo pastruar para në SHBA.


Ambasadorja Yuri Kim u është drejtuar me një mesazh të fortë politikanëve shqiptarë.

Ajo ështe shprehur se politikanët duhet të luftojnë korrupsionin, efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit.


Ky rregull do të çojë akoma më përpara punën për të luftuar korrupsionin dhe efektet e tij gërryese mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit – si në vend ashtu edhe në mbarë botën”, tha Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim.

Departamenti i Thesarit nëpërmjet një njoftimi shprehet se ky ligj do të godasë trafikantët e drogës, mashtruesit dhe zyrtarët e përfshitë në afera korrupsioni, të cilët fshehin para ose blejnë asete në SHBA.


Më tej, thuhet se do të rrisë aftësinë e agjensive për të mbrojtur sigurinë kombëtare të SHBA dhe sistemin financiar të SHBA.


Sot, Rrjeti për Zbatimin e Krimeve Financiare (FinCEN) nxori një rregull përfundimtar që zbaton Aktin dypartiak të Transparencës së Korporatave, për dispozitat e raportimit të informacioneve mbi pronarët përfituese (CTA). Rregulli do të rrisë aftësinë e FinCEN dhe agjencive të tjera për të mbrojtur sigurinë kombëtare të SHBA dhe sistemin financiar të SHBA nga përdorimi i paligjshëm dhe për të ofruar informacione thelbësor për sigurinë kombëtare, inteligjencën dhe agjencitë e zbatimit të ligjit; zyrtarë shtetërorë, lokalë dhe fisnorë; dhe institucionet financiare për të ndihmuar në parandalimin e trafikantëve të drogës, mashtruesve, aktorëve të korruptuar si oligarkët dhe kriminelët nga pastrimi ose fshehja e parave dhe aseteve të tjera në Shtetet e Bashkuara”, thuhet në njoftimin e Thesarit të SHBA

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit