Yuri Kim në Kune-Vain: I kemi dhënë Shqipërisë miliona dollarë për turizmin

Yuri Kim në Kune-Vain: I kemi dhënë…

Yuri Kim, ambasadorja amerikane në Shqipëri, ishte ditën e sotme e pranishme në Lagunën e Kune-Vain, në zonën e Lezhës.

Kim u shpreh se në këtë vit ndryshe për turizmin në gjithë botën, prej pandemisë, SHBA-të kanë ndihmuar me plot 1.8 milionë dollarë Shqipërinë.

Ambasadorja bëri apel gjithashtu, që primare të jetë pastrimi i vendit nga mbeturinat, sepse është zgjuarsi dhe zgjidhje e problemit.

”Ju falenderoj që më keni ftuar. Është kënaqësi. Dëgjova prej ministrit që jeni vullnetarët që prisni turistët në Shqipëri dhe ofroni përshëndetjet tuaja.

Ky është vit i veçantë prej pandemisë jam e kënaqur si keni bërë përshtatjen në bazë të situatës. Keni gjetur një tjetër rrugë për të vijuar projektin. Kam qenë këtu për 6 muaj dhe kam pasur mundësinë të vizitoj shumë zona të bukura. Kam qenë në Berat, Vlorë, Sarandë, pak në Krujë. Por jam e lumtur të jem këtu dhe e kënaqur që të dëshmoj bukurinë natyrorë të Shqipërisë. Nuk është bukuri vetëm për Shqipërinë po gjithë botën, dhe mezi pres të behet një thesar.

Mbrojtja e mjedisit fillon me pastrimin e tij. Jam e kënaqur që nuk jemi përgjegjës vetëm për mbeturinat por edhe për pastrimin e mbeturinave të të tjerëve. Kur mbledh mbeturinat që krijoj është përgjegjshmëri. Por nëse mbledh mbeturinat e të tjerëve pasi dua zgjidhje të problemit është akt inteligjence, zgjuarsi por edhe zgjidhje të tij. SHBA kanë dhënë ndihma rreth 1.8 milionë dollarë që kanë ndihmuar industrinë e turizmit, veçanërisht për mjedisin. SHBA janë me ju. Pres me kënaqësi të përveshim mëngët me ju që jeni këtu, që jepni zgjidhje dhe duan të pastrojnë Shqipërinë.”- tha Kim.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit