Yuri Kim: SPAK po çon pas hekurave kriminelët, vetingu vazhdon

Yuri Kim: SPAK po çon pas hekurave…

Pas certifikimit të 28 kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Yuri Kim ka reaguar në ‘Twitter’ duke shprehur se SPAK është duke proceduar më shumë dhe duke vendosur pas hekurave kriminelët.

Ndërkohë Kim u shpreh se Gjykata Kushtetuese është duke funksionuar dhe Gjykata e Lartë është duke mbledhur rastet dhe vetingu është duke vazhduar edhe pse ‘njerëzit e këqinj’, siç i quan Kim, nuk e duan atë.

Postimi i plotë:

SPAK po procedon më shumë, duke kapur pasuri dhe duke vendosur kriminelët pas hekurave; Const Ct po funksionon; High Ct është duke dëgjuar raste; vetingu vazhdon. Inspektorët e NBI po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara – edhe nëse njerëzit e këqij nuk e duan atë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit