Yuri Kim uron shqiptarët në gjuhën shqipe

Yuri Kim uron shqiptarët në gjuhën shqipe

Ambasadorja amerikane Yuri Kim uroi, mëngjesin e së premtes, shqiptarët për Vitin e Ri.

Ajo zgjodhi të shkruajë në Twitter një mesazh të shkurtër në gjuhën shqipe:

“Të dashur miq, Gëzuar Vitin e Ri.”

Më tej Kim shkroi se uron që ky vit të jetë më i dashur, më i lumtur dhe plot mundësi të reja.

Më herët dhe Ambasada Amerikane uroi shqiptarët për Vitin e Ri.

“Ndërsa 2020 po shkon drejt mbylljes, rikujtojmë arritjet që SHBA dhe Shqipëria kryen së bashku këtë vit të shkuar. Në 2021, ne shpresojmë të forcojmë më tej miqësinë midis nesh dhe të festojmë 30 vjet prej përtëritjes së marrëdhënieve diplomatike. Gëzuar Vitin e Ri!”, shkroi ambasada.

 

burimi: exit

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit