Yuri Kim viziton Kosovën, shëtit nëpër Prishtinë me homologun amerikan

Yuri Kim viziton Kosovën, shëtit nëpër Prishtinë…

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuar sot në një vizitë zyrtarë në Prishtinë.

Yuri është pritur nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili është shprehur i gëzuar për këtë vizitë.

“E këndshme të presësh miken dhe kolegen, ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim në Kosovë dhe t’ia tregojë Prishtinën”, ka shkruar Hovenier në rrjetet sociale.

Ambasdori Hovenier ka thënë se me ambasadoren Kim kanë kujtuar historinë e tyre të përbashkët si dhe kanë diskutuar rreth bashkëpunimit regjional dhe prioritetet e vendosura.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit