Yzedin Bozhaj, kush është oligarku që ha nga të gjitha anët?

Yzedin Bozhaj, kush është oligarku që ha…

SHËNDELLI SHPK është një prej përfitueseve më të mëdha të parave publike nëpërmjet procedurave të prokurimeve publike. Kompania në pronësi të Yzedin Bozhajt jo vetëm renditet në vendin e parë si përfituesja më e madhe e tenderave të bashkisë Gjirokastër, por zë edhe një vend të rëndësishëm ndër kompanitë që përfitojnë më shumë nga bashkia e Tiranës. Nëse do i hidhnim një sy kontratave publike të fituara të Bozhajt do të vinim re se ka përfituar në të gjithë sektorët ku derdhen paratë publike.

Kjo kompani ka përfituar procedura prokurimesh publike me vlerë mbi 8.7 Miliard Lekë nga bashkitë e Shqipërisë, ku ka bashkëpunuar me disa nga kompanitë më të famshme të oligarkëve të ndërtimit. 3.8 Miliardë Lekë për 2 tendera në sektorin e Shëndetësisë. Në sektorin e Ndërmarrjeve Publike është fitues i dy tenderave në bashkëpunim me NGRACAN 1934 për një tender me vlerë 242 Milionë Lekë dhe me LTE Construction në një tender me vlerë 245 Milionë Lekë. Përsa i përket FZHSH, Bozhaj ka përfituar dy kontrata të frikshme me vlerë mbi 7.7 Miliard Lekë pa Tvsh. Përsa i përket derdhjeve të Thesarit të Shtetit, kjo kompani e kalon vlerën e 15 Miliard Lekëve pa Tvsh për vitet (2013-2021).

Një tjetër tender më vlerë të lartë i është dhënë Yzedin Bozhajt në shkelje, nga bashkia e Mallakastrës. Qerim Ismailaj furnizon me paratë e popullit, një tender me vlerë 343 Milionë që ai ia ka dhënë Bozhajt duke skualifikuar të gjitha kompanitë e tjera pjesëmarrëse në konkurrim.

Fakti qesharak në këtë tender është se ka marrë pjesë pikërisht kompania e të vëllait të tij të ish kryebashkiakut Agron Kapllanaj, e cila është skualifikuar. Pas skandalit të bërë publik se ish-kryebashkiaku i jepte tendera vëllait të tij, pra e mbushte me para publike, Ismailaj ka vendosur që të luajë “fair playn”, për të treguar që tenderat i përfitojnë edhe oligarkë tjerë me të cilët ai nuk ka lidhje farefisnore.

Kompanitë janë përjashtuar nga mundësia për të fituar tenderin për shkak të përpilimit të një specifike të veçantë në shtojcën nr 9 të dokumenteve të prokurës publike. Këto tendera zbatohen vazhdimisht nga autoritetet kontraktuese me qëllim që të nxjerrin fitues një kompani të caktuar.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit