Zaev: Milionin e parë e bëra duke shitur speca

Zaev: Milionin e parë e bëra duke…

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në një intervistë që ka dhënë për gazetën serbe “Kurir”, ka folur edhe për jetën e tij personale.

Ai tha se milionat e parë i ka bërë duke shitur perime, përkatësisht shalqinj, domate dhe speca në tregun e Gornji Millanovac.

Zaev u shpreh se kapitalin e ka krijuar nga tregu dhe fabrikat serbe.

“Përfitimi i parë i madh prej 2.4 milionë markave është nga specat e kuqe që i thanim në Strumicë dhe ia dhamë Horgos për prodhim të specit të kuq të thatë. Në Suboticë në vitin 2001 bisedonim për çmimin, cilësinë dhe standardet dhe u dakorduam.

Përfitimi ishte 2.4 milionë marka dhe me ato para blemë tullanë. Edhe djali dhe e bija ime e dinë se kapitali është krijuar në tregun në Gornji Millanovac dhe nga fabrikat serbe. Tani le të më thotë ndonjë politikan serb e Zaev ka rezerva ndaj Serbisë”, tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit