Zani Çaushi kërkon sërish lirim me kusht, shtyhet seanca

Zani Çaushi kërkon sërish lirim me kusht,…

Seanca për Zani Çaushin ecila pritej të ndryshonte llojin e sigurisë së burgut, është shtyrë sërish ditën e somte

Mësohet se seanca është shtyrë pasi mungon gjyqtarja për arsye shëndetësore. Zani Çaushi ka bërë sërish një kërkesë për lirimin me kusht ku do të gjykohet përsëri nga gjyqtari qe ka pushuar çështjen.

Në datën 25 mars është seanca e parë e tij për kërkesën e bërë për lirimin me kusht.

Ish-kreu i bandës se Vlores ka kërkuar nga Gjykata një përllogaritje të viteve që ka vuajtur dënimin në burg, ndërkohë që pretendon që përllogaritja të nisë që nga momenti i arrestimit deri në këtë periudhë kur ai vuan dënimin e përjetshëm në burgun e Drenovës në Korçë.

Myrteza Çaushi, kapobanda i lagjes Çole në Vlorë, i arrestuar dhe i dënuar për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve ’97 kur në Vlorë sundonte anarkia. Gjatë kohës kur vuante dënimin në burgun e Burrelit, ai u martua me Arjana Panxhën, dhe u bë babai i një djali. Pas transferimit në Korçë, Panxha e ndoqi pas dhe mori një shtëpi me qera në zonë që të qëndronte pranë tij.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit