Zaptohet me shezlonge Gjiri i Akuariumit!

Zaptohet me shezlonge Gjiri i Akuariumit!

Një pushues ka denoncuar për JOQ se gjatë vizitës në Gjirin e Akuariumit është përballur me një situatë absurde…

Një nga gjiret më të bukura dhe të frekuentuara të jugut, i cili duhet të jetë i aksesueshëm për të gjithë, është zaptuar dhe privatizuar në mënyrë të paligjshme.

Sipas tij, në zonë është ngritur një bar, ndërsa e gjithë hapësira e plazhit është pushtuar nga shezlongë me pagesë, duke i pamundësuar qytetarëve të shfrytëzojnë lirisht vijën bregdetare.

“Nuk e di saktësisht se kujt i përket apo kush e ka marrë përsipër, por nuk besoj se një gji i tillë mund të zaptohet në këtë mënyrë,” shkruan ai.

Ky nuk është rasti i parë që plazhet publike në Shqipëri përballen me tentativa për t’u kthyer në prona private. Ndërsa institucionet heshtin, qytetarët e zakonshëm vazhdojnë të përballen me “ndalim hyrjeje” në detin që u përket të gjithëve.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit