Zaptuan plazhin duke vendosur shezlóngë pa leje, nën hètim 4 biznese në Pogradec

Zaptuan plazhin duke vendosur shezlóngë pa leje,…

Janë próceduar penalisht 4 pronarë subjektesh në Pogradec, pasi kishin zaptuar një hapësirë publike (plazh) pa leje duke vendosur shezlongë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Pólicisë Pogradec, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, konstatuan 4 subjekte të cilët kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve të para, specialistët për Hetimin e Krimeve filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

  • O. D., 54 vjeç, banues në fshatin Udënisht, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në këtë fshat, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.
  • R. K., 40 vjeç, banues në Librazhd, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në hotelin në pronësi të tij në fshatin Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa leje.
  • K. H., 35 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse.
  • I. H., 27 vjeç, banues në Buçimas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, përgjatë rrugës Pogradec-Tushemisht, në anë të liqenit iu gjetën të vendosura disa shezlonge pa licensën përkatëse./GazetaAtdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit