Zbardhen detaje nga krimi në Shkozë/ Fqinjët: Rolandi pësoi tronditje kur ishte ushtar

Zbardhen detaje nga krimi në Shkozë/ Fqinjët:…

Dëshmitë e fqinjëve po zbardhin detaje të tjera të rëndësishme për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Shkozë.

Fqinjët kanë folur, Roland Sinani që vrau kunatën e tij, Migena Sinani. Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime. Gjithsesi, ata thonë se 43-vjeçari punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje.

Migena Sinani, është viktima që mbeti e vrarë nga kunati i saj Roland Sinani teksa ishte në gjumë. 37-vjeçarja ishte nëna e dy fëmijëve të mitur, njeri nga të cilët është i moshës 2 vjeç, ka qenë prezent në dhomë. Bashkëshorti i 37-vjeçares punonte turn i tretë si taksist, ndërsa gjatë ditës punonte në një servis automjetesh. Deri më tani po hetohet në dy pista, ndërsa pritet të zbardhen të tjera dëshmi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit