Zbardhen detaje nga ngjarja, në vendin ku qëlloi Dan Hutra ishin 3 foshnje

Zbardhen detaje nga ngjarja, në vendin ku…

Detaje të rënda janë zbuluar rreth masakrës të ndodhur një ditë më parë në Paskuqan, ku Dan Hutra, 40 vjeç ekzekutoi me kallashnikov Mevlute Hysën, motrën e ish-gruas dhe Hasime Dafkun, kunatën e saj.

Të afërmit e familjes Hysa, thanë për mediat se në momentin e të shtënave, në banesë ndodheshin edhe bebet e vogla të familjes. Por Hutra, ka larguar foshnjën 1 muajshe të bashkëshortes së tij. Edhe pse ai mohonte në mënyrë të përsëritur atësinë e fëmijës.

Në banesë gjithashtu ndodheshin edhe dy bebe të tjera, 2 dhe 6 muajsh. Por, fakte që  Hutrës nuk i interesonin. Pasi ekzekutoi familjen e gruas, ai shkoi në Kamëz ku vrau Etleva Kurtin dhe më pas në Astir plagosur ish-të dashurën Marjana Gurakuqi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit