Vrau burrin dhe më pas veten, zbardhen detaje të reja nga ngjarja tragjike e çiftit shqiptar në SHBA

Vrau burrin dhe më pas veten, zbardhen…

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Florida, ku çifti me origjinë shqiptare Pajtim dhe Sabrina Krasniqi, 34 dhe 27 vjeç, u gjetën të pajetë në apartamentin e tyre. Hetimet zbuluan se ata ishin vrarë me armë zjarri në banesën e përbashkët në katin e 45-të.

Policia njoftoi se Sabrina Krasniqi ka qëlluar disa herë bashkëshortin e saj dhe më pas ka vrarë veten. Motivet e krimit mbeten ende të paqarta, ndërsa rindërtimi i skenës së krimit mbështet këtë version të ngjarjeve.

Motra e viktimës, Albana Krasniqi, akuzoi kunatën për këtë akt të rëndë, duke e cilësuar si tradhti ndaj Pajtimit. Ajo ndau një status në rrjetet sociale, ku shprehu dhimbjen dhe indinjatën për humbjen e vëllait të saj.

“Mbrëmjen e Ditës së Falenderimeve nuk e kalova me bashkëshortin dhe fëmijët e mi. Nuk e kalova me miq. E kalova me oficerë policie, detektivë dhe lajme që flisnin për vrasjen mizore dhe të pakuptimtë të vëllait tim më të vogël nga gruaja e tij. Bashkëshortja e Pajtimit zgjodhi t’ia marrë jetën vëllait tim kur e qëlloi me 5 plumba në gjoks. Personi që ai e besoi më shumë, personi që ai zgjodhi për të ndarë jetën, ishte ai që ia mori atë. Ajo e tradhtoi atë, dashurinë dhe besimin e tij. Ajo e shkatërroi familjen time. Ne, motrat dhe vëllezërit e mi, nuk do të jemi më kurrë njësoj. Jam e tmerruar se mos nëna ime nuk do të rikuperohet kurrë.
Të dua gjithmonë Pajtim. Prehu në paqe.”

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpermalink.php%3Fstory_fbid%3Dpfbid031T2EWSyBCNtXgZATHdfJJzZBckr6g8XLMusb5eYDZdeWsSfMoTcn7qJ3bS2a2TeMl%26id%3D46301190&show_text=true&width=500″ width=”500″ height=”763″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowfullscreen=”true” allow=”autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share”></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit