Zbardhen detajet e shqiptarit që tentoi arratisjen nga burgu i Korduzit/ Vrau avokatin për 3 mijë euro

Zbardhen detajet e shqiptarit që tentoi arratisjen…

Ismail Brahimaj, shqiptari që tentoi arratisjen nga burgu i Korfuzit, ka marrë tashmë ‘statusin’  kriminel. 

Ai ka qenë i dënuar me 11 vite burg për dy grabitje si dhe përdorim të armëve pa leje.

 Në tetor të vitit 2017, ai vrau në zyrën e tij avokatin grek Michalis Zafeiropoulos.

 Për 40-45 minuta, autorët e vrasjes së Zafeiropoulos qëndruan në zyrën e tij duke e kërcënuar atë me armë si dhe duke kërkuar informacion për rastin e biznesmenit Aristides Florou.

Ismail Brahimaj deklaroi atëherë:

Unë doja thjesht ta frikësoja atë në mënyrë që ta kuptonte mesazhin, nuk doja ta vrisja.

Gjatë arratisjes Brahimi sulmoi me grushte edhe rojet e parë që i dolën përpara.

Vrasësi i avokatit nuk hezitoi që të sulmonte as zyrtarët e burgut, që ndërhynë në momentin e arratisjes.

 Mediat greke bëjnë me dije se shqiptari rezulton me disa emra dhe mbiemra.

Mbiemri i tij një herë jepet si Ibrahimi, pastaj Brahimaj, apo Brahimasi. Kurse emri Kastriot, Lavdërim, apo Mikel.

/Burimi:CNN.GR/Përgatiti:Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit