Zbardhen detajet/ Kush është shkodrani me dy emra që u gjet i ekzekutuar pranë makinës luksoze në Vaun e Dejës...

Zbardhen detajet/ Kush është shkodrani me dy…

Një ngjarje e rendë është regjistruar këtë mëngjes në fshatin Shkjezë të Bashkinë e Vaut të Dejës.

Një person është gjetur i vrarë me armë zjarri në rrugë, me plagë në pjesën pasme të kokës.

Sipas burimeve policore, viktima është Gjin Ndoji, i moshës 27 vjeç, teksa trupi i tij i pajetë, është gjetur rreth orës 05:00 të mëngjesit të kësaj të diele.

Gjin Ndoji, kishte ndërruar mbiemrin. Ai rezulton me dy mbiemra, Gjin Ndoji dhe Gjin Boriçi.

Gjin Ndoji dyshohet se është ekzekuruar për arsye gjekmarrje, ndërkohë në një zonë larg vendit të krimit, është gjendur edhe një automjet i braktisur.

Ky person është nga Shkodra dhe banonte në lagjen “1 Maji”, por nuk dihet se për çfarë arsye ndodhej në vendin ku dhe u gjend pa jetë.

Ai u gjet i pa jetë pranë një makine luksoze “BMW” me ngjyrë të bardhë, të cilën sipas informacioneve e kishte marrë me qira.

Vau i Dejës, Shkodër/ informacion paraprak nga Policia:

“Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj.B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

/Gazetaatdheu.com/

Lexoni edhe…:

Ngjarje e rëndë në Vaun e Dejës, gjendet në rrugë me plumb në kokë 27-vjeçari…

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit