Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave, festuan Vitin e Ri në një vilë private, tetë të rinjtë që vdiqën nga asfiksia përcillen për banesën e fundit, lotët dhe trishtimi mbysin Sarajevën

Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave, festuan…
Mediat vendase, kanë publikuar sot emrat dhe fotot e të rinjve që ndërruan jetë nga asfiksia në vilën private ku dhe po festonin Vitin e Ri 2021. Te tetë, 19 vjeç, u përcollën sot për në banesën e fundit, duke lënë pas zemra familjarësh e miqsh, të ndara në mes.
Featured image of article: Zbardhen EMRAT dhe FOTOT e viktimave, festuan Vitin e Ri në një vilë private, tetë të rinjtë që vdiqën nga asfiksia përcillen për banesën e fundit, lotët dhe trishtimi mbysin SarajevënTrishtim, dhimbje, lot dhe fjalë që nuk mund ta përshkruajnë dot, kanë pushtuar sot Sarajevën, pas humbjes së tetë të rinjve në mënyrë tragjike, gjatë festës së ndërrimit të viteve.

Mediat vendase, kanë publikuar sot emrat dhe fotot e të rinjve që ndërruan jetë nga asfiksia në vilën private ku dhe po festonin Vitin e Ri 2021. Te tetë, 19 vjeç, u përcollën sot për në banesën e fundit, duke lënë pas zemra familjarësh e miqsh, të ndara në mes.

Viktima janë:

Ivan Miličević, i lindur më 29 gusht 2001 në Posušje, me banim në Poklečani, Posušje,

Stipe Romić, i lindur më 27 shtator 2001 në Posušje, me banim në Poklečani, Posušje,

Mirela Rezo, e lindur më 8 shtator 2001 në Zvicër, me banim në Posušje,

Žana Pavković, e lindur më 15 shtator 2001 në Split, me banim në Vrpolje, Posušje,

Mia Soldo, e lindur më 4 gusht 2001 në Split, me banim në Sutina, Posušje,

Stipe Pavković, i lindur më 22 shtator 2001 në Mostar, me banim në Vrpolje, Posušje,

Marija Pavković, e lindur më 16 prill 2001 në Split, me banim në Vrpolje, Posušje,

Stjepan Jukić, i lindur më 9 gusht 2001 në Mostar, me banim në Batin, Posušje.

Në foto shihen edhe të rinjtë që humbën jetën në mënyrë tragjike. Ndërsa vila, që u kthye në varrin e tyre, është rrethuar sot me qirinj, në nder të të rinjve që u shuan brenda saj. Të hënën ose të martën pritet të dalin rezultatet e autopsisë për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit