
Dy automjete zjarrfikëse, autoambulanca dhe shofer të çastit që përpiqen të japin ndihmën e parë është panorama që vjen nga aksidenti tragjik në Kosovë. Një nga automjetet e përfshira në aksident ka dal jashtë aksit rrugor, duke përfunduar në një parcelë toke.
Në pamje duket sesi makina është shtypur totalisht, teksa kalimtarët e rrugës përpiqen të nxjerin personat e aksidentuar. Dyshohet se përplasja e tre mjeteve ka qenë e fortë, për shkak të shpejtësisë përtej normave të lejuara.
Mësohet se tre nga katër personat e vdekur në këtë aksident tragjik janë Arlind Isufaj, 21 vjeç, Mergim Behluli, 23 vjeç dhe Armend Muhadini, 39 vjeç, teksa personi tjetër akoma nuk është identifikuar.

Arlind Isufaj – 21 vjeç

Mergim Behluli, 23 vjeç dhe Armend Muhadini, 39 vjeç