Zbardhen idetitetet e personave që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Zbardhen idetitetet e personave që dhunuan avokatin…

Janë identifikuar 4 agresorët e sulmit ndaj avokatit Sokol Mëngjesi të ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Sipas policisë ata janë shtetasit Drivald Alia, Dorian Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Të katërt këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të jetë autorët e sulmit ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe pedagogut të drejtësisë, në momentin që ky i fundit doli nga kopshti ku la fëmijën.

Dy persona janë shoqëruar deri në këtë moment në komisariat, ndërkohë që nga goditjet e marra me mjete të forta, avokati Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe në intubim prej disa orësh në spitalin e Traumës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit