Zbardhen mesazhet/ Sokol Balla jep ultimatum në ABC: Mos ftoni asnjë pa lejen time

Zbardhen mesazhet/ Sokol Balla jep ultimatum në…

Televizioni ABC ka kaluar nën administrimin e Sokol Ballës, i cili pas një rrugëtimi në Top Channel, në News 24 dhe në Report Tv, është stacionuar në ish-median e Klodian Allajbeut. Sapo ky i fundit e shiti, vija editoriale e “ABC News” ndryshoi 180 gradë. Nga një televizion opozitar, në gjurmim të lajmit dhe rasteve deoncuese, u kthye në një alla ERTV.

Shumë emisione të cilat kritikonin qeverinë u mbyllën, teksa edhe drejtuesit e redaksive po ashtu u ndryshuan. Në ABC nuk mbeti asnjë zë kritikë i qeverisë po dikastereve shtetërore dhe administratës publike. Nëpër koridoret e televizionit thuhet se kjo media u mbush me militantët e partisë në pushtet.

Së fundmi, Sokol Balla u ka dhënë urdhër drejtuesve të lajmeve dhe gazetarve që të mos ftojnë askënd në studio pa lejen e tij. Balla u ka listuar një grup prej 8 personash që mund të ftohen lirshëm, të cilët duket se nuk përbëjnë rrezik. Mes tyre është Mentor Nazarko, Shpëtim Nazarko, Frrok Çupi apo Edvin Kulluri, që njihen për gjuhën e tyre të butë ndaj kritikave.

Biseda është bërë nëpërmjet një grupi Whats app, ku si duket vazhdimisht merren udhëzime të vazhdueshme për të bërë të ashtuquajturën media e lirë dhe e pavarur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit