Zbardhet akt ekspertiza/ Rozeta Dobi ka komunikuar me Alda Klosin edhe pas vjedhjes

Zbardhet akt ekspertiza/ Rozeta Dobi ka komunikuar…

Prokuroria ka publikuar detaje të reja nga ngjarja, kur Rozeta Dobi vodhi paratë e Alda Klosit, e cila i kishte të padeklaruara. Bëhet me dije se Alda Klosi dhe Rozeta Dobi kanë komunikuar mes tyre, deri në momentin kur është arrestuar kjo e fundit. Mësohet se Klosi, ka pasur komunikime me sanitaren telefonatave në “Whatas App”.

Nga këqyrja e bërë nga oficerët e policisë gjyqësore rezulton se ka pasur kontakte të vazhdueshme mes Klosit e Dobit, edhe pas denoncimit të vjedhjes deri në datën 6 janar. Çka shton më shumë dyshimet për një skemë të thurur mes atyre dyjave.

Version të cilin Dobi e ka rrëfyer  në gjykatë. Ajo më herët ka treguar se me ish punëdhënësen e saj ka pasur kontakte deri ditën e arrestimit të saj, si normalisht.

Kujtojmë se më 1 mars Prokuroria e Tiranës ballafaqoi ish-zyrtaren Alda Klosi dhe sanitaren Rozeta Dobi. Gjatë ballafaqimit të  tyre Klosi e Dobi kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Alda Klosi është marrë nën hetim për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore nga akuza e kryeqytetit, e cila e bazon hetimin kryesisht në dëshminë e dhënë nga sanitarja Dobi.

Sanitarja ka treguar se ish-zyrtarja e lartë mbante vlera të larta monetare në banesë që prej vitit 2018. Ajo që në momentin e arrestimit ka deklaruar se e gjithë shumë monetare prej rreth 500 mijë eurosh, e gjetur në banesën e saj pas arrestimit për vjedhje, ishin të Klosit.

Por, thëniet e saj u kundërshtuan nga Klosi, duke pretenduar se ajo dispononte vetëm 120 mijë euro. Pas kësaj Klosi është vënën nën arrest dhe po hetohet nga Prokuroria.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit