Zbardhet arsyeja/ Ja pse taksisti tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë

Zbardhet arsyeja/ Ja pse taksisti tentoi të…

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e ndodhur para kryeministrisë këtë të Shtunë.

“Tek bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, shtetasi U.K., 39 vjeç, mbante një shishe benzinë në dorë dhe dyshohet se kishte për qëllim të  vetëdigjet. 39-vjeçari është shoqëruar  nga Forcat e Posaçme Shqiponja. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Ndërkohë raportohet se 39-vjeçari që tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë është taksist që i kanë hequr patentën. Raportohet se heqja e patentës tek ai ka ndikuar negativisht tek 39-vjeçari dhe dyshohet se prej kësaj ai ndërmori aktin e rëndë për t’u vetëdjegur.

Atij ishte gjetur 2 ditë më parë në shkelje të rregullave të qarkullimit dhe Policia Rrugore i hoqi patentën. Më tej zbulohet se ai u ankua në Komisariat por patenta nuk iu kthye.

Ky veprim i shkaktoi atij gjendje të rënduar psikologjike dhe ai tentoi të vetëdigjet para kryeministrisë por Garda e Republikës njoftoi menjeherë Policinë për 39- vjeçarin dhe ai u neutralizua.

Gjatë shoqërimit në Policia ai ka thënë se: ‘’Nuk mund të jetoj dot më në këtë situatë’’ duke konfirmuar se akti erdhi prej heqjes së patentës që solli papunësinë e tij.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit