Zbardhet biseda e shokut të Aldi Ramës me nënën e tij, “Po na vrasin”

Zbardhet biseda e shokut të Aldi Ramës…

Janë zbardhur bisedat mes shokut të Aldi Ramës dhe nënën se tij. Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, të cilët ishin në makine me Aldi Ramën, kur i riu qëlloi për vdekje oficerin e policisë nënkomisar Saimir Hoxhën, ngjarje e ndodhur paraditen e së martës në Ishull Lezhë.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura, e cila zgjati rreth 2 orë, dy të rinjtë nuk kanë folur para togave të zeza, por vetëm avokatet e tyre të cilët kanë kërkuar një masë më të butë me pretendimin se ata kanë bashkëpunuar me policinë dhe se nuk ka element të veprës penale.

AVOKATI: POLICËT S’PATËN MË PLUMBA

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati Gjon Huri e cilësoi vendimin e padrejtë, duke akuzuar organet e drejtësisë se po mbrojnë veprimet paligjshme të policisë. “Në momentin që ka ndodhur ngjarja, policët ishin pa shenja dalluese kur ndaluan makinën e të rinjve.

Gjykata po mbron veprimet e paligjshme të policisë. Nuk kanë lidhje me Aldi Ramën, në të kundërt do iknin me të. Ata nuk ikën, ndenjën me policët se kur i mbaruan fishekët policëve, u trembën më shumë se ata.

Po të donin kishin ikur se ishin më të fuqishëm se policët, por ata ndihmuan të vinte ambulanca për policin e plagosur. Ata nuk kanë kryer asnjë vepër penale, Do e apelojmë vendimin në gjykatën e apelit dhe drejtësia do të vendoset”, tha Huri.

DOSJA HETIMORE

Ndërkohë referuar dosjes hetimore thuhet se Armando Marku dhe Kristjan Sherri ditën e ngjarjes kanë qenë duke pirë kafe në Lezhë dhe Aldi Ramën dhe kishin shkuar për të konsumuar lëndë narkotike në zonën e Vainit.

Menjëherë pas ngjarjes Kristjan Sherri, ka njoftuar nënën e tij, duke deklaruar se po i vrisnin, referuar të shtënave nga dy efektivet e tjerë të policisë. Ka qenë nëna e të riut e cila ka njoftuar sallën operative të policisë të Lezhës.

Ndërkohë mamaja dhe motra e Kristjan Sherrit kanë shpërthyer në lot pas vendimit të gjykatës që e la të riun në burg. Jashtë dyerve të gjykatës, e ëma dhe motra e shokut të Aldi Ramës, të riut që vrau nënkomisarin Saimir Hoxha, janë prekur emocionalisht dhe madje kanë gjetur edhe ngushëllimin e gazetarëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit