Zbardhet data kur rifillon La Liga, hyn në fuqi edhe rregulli i ri i FIFA-s

Zbardhet data kur rifillon La Liga, hyn…

La Liga spanjolle rifillon më 20 qershor. Mungon ende njoftimi zyrtar por ky lajm është bërë publik nga trajneri i Leganes, Javier Aguirre i cili i referohet një shkresë zyrtare që ka ardhur në zyrat e klubit: “Më 20 qershor rifillon La Liga, do të duhet të përfundojmë gjithçka brenda datës 26 korrik, do të jetë një kalendar i ngjeshur. Do të luajmë të shtunë të diele edhe të mërkurë e të enjte. Gjithsesi jam shumë i lumtur që do të rifillojmë, sapo më erdhi informacioni drejtë për drejtë nga Liga”, u shpreh trajneri i Leganes.

Javier Aguirre ka zbuluar gjithashtu se FIFA do të lejoj ekipet të kryejnë 5 zëvendësime brenda një ndeshje: “Federata na ka njoftuar se mund të kryejmë 5 zëvendësime në një ndeshje, ky më duket një vendim shumë i logjikshëm duke parë periudhën e gjatë që kemi qëndruar pa aktivitet”, u shpreh trajneri i Leganes. Pasi kaluan me sukses testet që iu nënshtruan, pa asnjë rast pozitiv, ekipi i Leganes ka zbritur këtë të enjte në fushat stërvitore. Nga Spanja njoftojnë se as në radhës e Barcelonës nuk ka asnjë lojtarë pozitiv, ekipi blaugrana iu nënshtrua testeve sierologjik këtë të mërkurë. /BalkanWeb

 

 

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit