Zbardhet dëshmia e 17-vjeçares nga Durrësi: U largova me kushëririn me dëshirën time, si jap llogari askujt!

Zbardhet dëshmia e 17-vjeçares nga Durrësi: U…

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e 17-vjeçares nga Durrësi, e cila ishte larguar nga shtëpia prej një muaji. Ajo ishte larguar nga shtëpia me djalin e saj të hallës, duke shkëputur çdo kontakt me familjarët. Në dëshmi vajza thotë se iku me dëshirën e saj.

“Nga shtëpia jam larguar me dëshirën time, nuk më ka detyruar askush. Nuk kam dashur ta lajmëroj familjen, pasi nuk doja që të bëheshin merak. Gjatë kësaj kohe qëndrova te shtëpia e kushëririt tim. Jetonim të dy te një shtëpi që ai kishte marrë më qira në zonën e plazhit. Më ka trajtuar shumë mirë. Nuk më ka detyruar fare që të qëndroja kundër dëshirës sime. Kisha dëshirë të rrija më të. Asgjë nuk ka ndodhur kundra vullnetit tim. Kam jetën time dhe bëj çfarë të dua me të”, ka thënë 17- vjeçarja, e cila iu nënshtrua edhe vizitave mjekoligjore.

Ndër të tjera ajo ka pohuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me djalin e hallës, duke u shprehur se nuk i jep llogari askujt.

“Po kam kryer marrëdhënie me të. Kam jetën time dhe bej ashtu si e ndjej”, ka pohuar 17-vjeçarja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit