Zbardhet dëshmia e Lamajt, autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë më 30 maj

Zbardhet dëshmia e Lamajt, autor i dyshuar…

Zbardhet dosja e Prokurorisë për Eduart Lamajn, autor i dyshuar i vrasjes së dyfishtë më 30 maj, të dy biznesmenëve Bujar Lika (Hasani) dhe Paulin Gjergji Marku, në Laç.

Lamaj shpjegon dinamikën e asaj dite, takimin e tij me 3 miqtë dhe hakmarrjen ndaj shtetasit Arjan Allamani, që sipas tij kishte një konflikt të vjetër që në 2007, për një sasi parash.

Lama deklaron se, qëllimi i tij ishte që të shkonin tek lokali i shtetasit Arjan Allamani, që t’ia largonin klientët dhe t’i shkaterronin lokalin.

“Më 30 maj, në orën 08.30 kam qenë në shtëpinë time, në lagjen nr.4 në Laç.

Kam marrë në telefon një shokun tim të quajtur Klaudjo (identifikuar me vonë si Klaudjo Pepkolaj) dhe Olsi Vlashin, për t’u takuar.

Në vendin ku lamë takimin erdhi dhe një shok tjetër, që ka shtëpinë afër nesh, Ilir Lika.

Të katërt hipëm në automjetin tim, Golf 5, me ngjyrë të zezë, që e kam regjistruar në emër të Klaudios dhe bëmë një xhiro.

Më pas, më dërguan në shtëpi, ku mora dy kapuça, material leshi dhe përgatita jelekët me mbishkrimin ‘Policia’.

Iu kërkova të shkonim tek lokali i shtetasit Arjan Allamani e t’i largonim klientët e t’i shkatërronim lokalin.

Me Allamanin kisha konflikt që në 2007, në Itali, pasi Allamani më vodhi 3000-4000 euro”,- ka deklaruar Lamaj./Gazetatadheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit