Zbardhet dëshmia e nënës së 12-vjeçares së përdhunuar në Greqi: Mihali e merrte çdo ditë …

Zbardhet dëshmia e nënës së 12-vjeçares së…

Përdhunimi i 12-vjeçares në Greqi nga 9 meshkuj për disa ditë me radhë, vijon të mbajë mbërthyer dhe të tronditur opinion publik, ndërsa të tjera detaje të rënda dalin në dritë, një ditë pas nëna e të miturës përfundoi në burg, me akuzën se ka qenë ajo e cila e ka dërguar vajzën tek dhunuesit, në këmbim të parave.

Mediat greke raportojnë se gjatë deklaratës së saj para prokurorëve, nëna e të miturës ka thënë se njërin prej përdhunuesve, Mihalin, e ka njohur vite më parë, pasi ka një dyqan në afërsi të banesës së saj.

“Ai vetë më kishte sugjeruar që të vij t’i pastroj dyqanin dy-tri herë në javë, sepse e di që jemi familje e madhe dhe kemi probleme financiare. Kjo ishte para Pashkëve 2022. Më pas ai më gjeti një punë në një dyqan ushqimesh. Fëmija im shkonte normalisht në shkollë dhe në mesditë e merrja nga shkolla me vëllezërit e saj ose kur isha në punë shkonte babai i saj. Vajza ime shkonte te dyqani i Mihoskur e thërriste pas shkollës thuajse çdo ditë, të paktën tre-katër herë në javë. Nuk e kam patur fëmijën jashtë kontrollit. Ndonjëherë kur e thërrisja dhe ajo nuk më përgjigjej, dilja në shesh dhe e kërkoja dhe ajo më thoshte gjithmonë se ku ishte, se shkonte në pishinë dhe do të kthehej. Gjithmonë i thoja të më tregonte nëse donte të shkonte diku. Nuk ka asnjë mundësi që ta dija që ai e përdhunonte dhe unë të mos i nxjerrja sytë. Kisha shumë besim tek ai. Dyqani i tij është në një pikë qendrore, e di e gjithë lagjja. Dyqani është në një pjesë qendrore të lagjes, ishte njeri i kishës, kishte shumë të njohur në lagje, aktorë, politikanë, i besova. Kur vajza ishte ndonjë herë e veshur me të shkurtra dhe ai e merrte në dyqan, e sillte në shtëpi që të ndërrohej që njerëzit që të mos e shihnin ashtu. Po më hidhte hi në sy. I besova edhe atij sepse pashë policë aktivë dhe joaktivë që frekuentonin dyqanin e tij. Vajza ime nuk ishte larg shtëpisë për orë të tëra. Gjithmonë kur vajza ime ishte në shesh ishte nga ora shtatë pasdite deri në dhjetë të natës në ditët që kishte shkollë dhe deri në njëmbëdhjetë në verë. Me mamin e shoqes së saj që luanin bashkë, jemi miq familjarë dhe gjithmonë ose unë ose djali im kalonim nga sheshi për të mbledhur fëmijët. Kam tetë fëmijë, nuk kam abortuar kurrë në jetë dhe këto ditë që jam pa ta, vuaj. Mbrëmë në qendrën e paraburgimit dëgjova dikë që thoshte për vajzën time se është e përdalë, doja të shkoja t’i nxirrja sytë. Gjatë gjithë këtyre ditëve flas çdo ditë me fëmijët e mi dhe fëmijët e mi qajnë dhe më kërkojnë. Unë nuk kam faj për asgjë, do të vras ??veten pa fëmijët e mi. Unë flija me fëmijët e mi. Unë i dua të gjithë fëmijët e mi dhe ata më duan mua”, ka deklaruar ajo.

Por edhe pse dëshmia e saj duket si ajo e një nëne të përkushtuar dhe që nuk ka dijeni për ngjarjen tronditëse, nuk ka arritur që të bindë trupën gjykuese, pasi ka prova të forta se ajo ishte e përfshirë në këtë histroi.

Një prej fakteve më të forta, është derdhja në llogarinë e saj bankare të mijëra eurove nga personi në fjalë, dhe meshkuj të tjerë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit