Zbardhet detaje nga të shtënat me armë në Kamëz, "mollë sherri" xhirimi i gomave

Zbardhet detaje nga të shtënat me armë…

Pasditen e së dielës janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në Kamëz.

Burimet bëjnë me dije se 33-vjeçari Jetmir Koleci ka qëlluar me armë zjarri drejt Ilir dhe Astrit Halilit.

Mësohet se e gjitha ka nisur si pasojë e një sherri për motive të dobëta mes tyre. Jetmir Koleci po kalonte në një rrugë ku po ndërtohet një pallat nga Ilir Halili dhe Astrit Halili. Këta të fundit kanë tentuar ta ndalojnë pasi sipas tyre ka ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat.

Kur kanë shkuar pranë banesës së 33-vjeçarit, ky i fundit ka qëlluar me 3 plumba pistoletë dyshohet në ajër për t’i trembur. Nga ana tjetër sipas dëshmisë së Ilir Halili, Astrit Halili, autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici.

Koleci është larguar më pas nga vendngjarja. Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin tip “Golf”, i autorit të dyshuar dhe po punojnë për arrestimin e tij.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit