Zbardhet detaji| Eksperti i IT: Rrogat e shqiptarëve mund të kenë dalë vetëm nga AKSHI

Zbardhet detaji| Eksperti i IT: Rrogat e…

Ekspertët e IT, ata të cilët njohin çdo mekanizëm të serverave të kompjuterave, thonë se rrjedhja e informacionit mund të ketë dalë nga AKSHI. Gent Progni thotë se sistemi i grumbullimit të të dhënave në Shqipëri është i centralizuar në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Në këtë server ka të drejt të ndërhyjë edhe Ministria e Financave apo Drejtoria e Tatimeve, por sipas të dhënës që kërkojnë në moment, jo të databazës në total.

Por a mund të zbulohet se kush e ka bërë këtë eksportim të të dhënave? Inxhinieri i IT thotë për ABC News se sa më shumë kohë që kalon aq më e vështirë do të jetë që të gjendet autorët. Ai paralajmëron se përveç pagave, mund të ketë edhe të dhëna të tjera të rendësishme  që mund të rrjedhin nga institucionet shtetërore.

“Centralizimi i sistemit nga AKSH është deri në nivelin e punësimit të IT, pra duhet ta certifikojnë ata. Serverat janë të centralizuar në AKSH. Është më shumë problem social, psikologjik sepse janë të dhëna sensitive pagat. Sektore të ndryshme kanë paga të ndryshme. Mund të sjellë problem mes konkurrencës dhe mes punonjësve. Pagat i ka vetëm Instituti i Kontributeve Shoqërore dhe Drejtoria e Tatimeve dhe të dy i kanë severat në AKSH. Nëse IT e një institucioni të tillë, gjeneron të dhëna të tilla, lajmërohet institucioni i AKSHIT.

Asgjë nuk del pa e ditur AKSHI. Nëse do bëhej nga jashtë, AKSHI do të njoftonte që ka një data breach, dhe populli do të ishte në dijeni. Kryqëzimi i të dhënave që është bërë, është alokim që bëhet vetëm aty ku është sistemi qendror. Centralizimi i databazeve, të gjitha mblidhen në E-albania. Aksesimi është bërë në total i databazës, është çështje kohe apo interes momental i grupit që i ka për të vendosur kur publikohen. Dëmi është kolosal”- tha ai.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit