Zbardhet dinamika e aksidentit në Korçë, si humbi jetën 18-vjeçari

Zbardhet dinamika e aksidentit në Korçë, si…

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i regjistruar mbrëmjen e kaluar në aksin nacional Korçë-Maliq, ku humbi jetën 18-vjeçari Florian Matraku, nga fshati Bulgarec i Korçës. Sipas raportimeve, i riu, djali i vetëm i familjes Matraku, kishte kaluar gjithë ditën duke punuar në tokën e familjes për korrjen e misrit.

Në mbrëmje, teksa autokombajna po përfundonte punën dhe duhej të dilte nga parcela në rrugën nacionale, 18-vjeçari kishte dalë në rrugë për të ndaluar përkohësisht automjetet dhe për t’i krijuar mundësi mjetit bujqësor të kalonte. Në këto rrethana, ai është përplasur nga një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga Leonardo Skënderas, i cili u shoqërua nga policia pas aksidentit.

Florian Matraku u transportua me urgjencë në Spitalin e Korçës, por rreth një orë pas aksidentit nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë. Policia bëri me dije se ngjarja ndodhi rreth orës 19:45, në aksin “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Bulgarec, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit