Zbardhet dosja e vrasjes së vëllezërve Haxhia/ 55 gëzhoja në vendngjarje, si u gjetën trupat e viktimave

Zbardhet dosja e vrasjes së vëllezërve Haxhia/…

Zbardhet dosja e Prokurorisë lidhur me hetimet për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, ngjarje e ndodhur pasditen e 27 prillit në Durrës në zonën e njohur si tregu i automjeteve.

Gazetarja e BW, Klodiana Haxhiaj ka siguruar dosjen hetimore që mban firmën e prokurorit Gëzim Veizi, ku thuhet se trupat e pajetë të dy vëllezërve, Besmir dhe Viktor Haxhia janë gjetur në makinën me të cilën ato udhëtonin, tip Golf VI me targa AA716ZZ.

“Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, mbi asfalt në afërsi pranë mjetit është gjetur një sasi prej 55 gëzhoja arme model 56.” thuhet në dosje, ku theksohet ndër të tjera se mjeti ka marrë dëmtime të shumta.

“ Në kqyrjen e kufomave, ka rezultuar se në trupin e tyre konstatohen dëmtime të shkaktuara nga arma e zjarrit në pjesë në trupit dhe kokës.” -thuhet në dosjen e Prokurorisë, bazuar në provat e mbledhura në vendin e ngjarjes.

Lidhur me vrasjen që tronditi opinionin publik policia tha se ka arestuar dy persona si autorë të dyshuar në vrasje, Altin Ndocin si edhe 22-vjecarin Klevis Alla, ndaj të cilëve gjykata dha sot masën e arrestit me burg.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit