'Zbardhet' Korça, në aksin Boboshticë-Dardhë rekomandohet lëvizja me zinxhirë

‘Zbardhet’ Korça, në aksin Boboshticë-Dardhë rekomandohet lëvizja…

Qyteti i Korçës, ditën e sotme është mbuluar nga reshjet e borës. Pjesa ku kanë rënë më shumë ka qenë kryesisht në Dardhë, Vithkuq e Voskopojë, por që nuk kanë krijuar probleme.

Ndërsa, në aksin Boboshkticë-Dardhë, nga kilometri i 7 tek 12-të, njerëzve iu është rekomanduar qarkullimi i mjeteve me zinxhirë, për shkak të ngricave dhe lagështisë.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjendja e të gjitha akseve të tjera është e mirë, kurse në Njësisë Administrative ka pasur probleme me energjinë elektrike, por grupet e punës së OSHE-së po punojnë për rregullimin e defekteve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit