Pas alarmit të dhënë për hyrjen në Shqipëri të një loti të kontaminuar djathi “Brie” nga Italia, zbardhet nga mediat lista e plotë me emrat e 44 subjekteve ku ky produkt i rrezikshëm për shëndetin është shpërndarë dhe konsumuar.
Produkti i importuar më 16 korrik 2026 nga kompania “INITALY RISTO & GUSTO” ka përfunduar në pjata e disa prej hoteleve dhe restoranteve më të frekuentuara në gjashtë qarqe të vendit.
Ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë se bakteri Listeria monocytogenes është veçanërisht i rrezikshëm sepse mbijeton e shtohet edhe në temperaturat e frigoriferit. Sipas OBSH-së, sëmundja që ai shkakton (listerioza) ka një shkallë vdekshmërie deri në 30% te personat vulnerabël.
Harta e plotë e bizneseve sipas qyteteve:
Tiranë (17 subjekte)
- SHEQER PIKANT
- ILUMINATIUM
- ZABO GARDEN
- SOFRA E ARIUT
- RIGELS QEFALIA
- ULZA SHPK
- MATIN
- Jona Tile
- SOMA SHPK
- RINIA 04
- ARCO Restaurant Shpk
- Morsi Arena Shpk
- PERLA Restorant
- Sokol Tusha
- C-2025 SHP
- LUGINA E ZANAVE
- MORSI SHPK
Vlorë (14 subjekte)
- RM GROUP
- COASTLINE HOSPITAL
- SOLEIL ON SEA SHPK
- Mirela Gjergji
- VOISINS
- STAR BUTIK HOTEL
- Klaus Mane
- PERGA
- Jakup Ali
- CAPITAL LEASING
- DEMI HOTEL
- Orfea Taci
- SPLENDOR HOTEL
- ZAL SHPK
Durrës (4 subjekte)
- Agroturizëm Demerxhiu
- HARMONIA HOTELS GROUP
- RHG
- Gridi Baboci
Shkodër (3 subjekte)
- Ilir Hyseni
- CLICHÉ
- Martin Tanushi
Lezhë (3 subjekte)
- Lorenc Marku
- Armando Prenga
- Luiza Pllumbi
Korçë (3 subjekte)
- Eduart Metollari
- LIFE GALLERY
- Oliver Dakollari
Sanksionet ndaj importuesit: Nga verifikimet e kryera, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) konstatoi se kompania importuese “INITALY RISTO & GUSTO”, me administratore Brunilda Isufin, nuk kishte garantuar sistemin e gjurmueshmërisë së produktit në treg. Për këtë shkelje, ndaj subjektit importues është vendosur masë administrative me gjobë.