Zbardhet misteri/ Ogerta Manastirliu zbulon më në fund se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve

Zbardhet misteri/ Ogerta Manastirliu zbulon më në…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i dha përgjigje një pyetjeje që është ngritur shpesh kohët e fundit sidomos nga opozita, se kush e drejton Komitetin e Ekspertëve, i cili përgjatë dy muajve ka vlerësuar situatën e përhapjes së pandemisë dhe ka sugjeruar masat kufizuese.

Në një intervistë për emisionin “Në fokus”, në TvT, Manastirliu dha detaje të përbërjes së komitetit, në krye të të cilit qëndron numri dy i Ministrisë së Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

“Komiteti i ekspertëve drejtohet nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, profesoreshë Mira Rakacolli, dhe ka në përbërje ekspertë të ndryshëm të fushave të ndryshme. Nga ana tjetër ka edhe grupe teknikësh që asistojnë me përgatitjen e strategjive tona”, tha Manastirliu.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit