Zbardhet misteri| Si u gjet i vdekur në hotelin grek agjenti arab, mbante me vete kokainë dhe ilaçe antidepresive

Zbardhet misteri| Si u gjet i vdekur…

Një ngjarje plot mister ka ndodhur me një arab, i cili lëvizte mes Zvicrës, Athinës dhe Dubait.

Mediat raportojnë se agjenti u gjet i vdekur në një hotel në Greqi.

44-vjeçari me origjinë nga Kajro, prej javëve të fundit jetonte në Athinë, ku gjatë pushimeve e kanë vizituar edhe njerëzit e tij, ndërsa pak orë më parë kamerierja e hotelit luksoz e ka gjetur të vdekur.

Misteri është i madh dhe ende nuk është zbuluar, pasi në suitë janë gjetur sasi kokaine, kanabis dhe pilula xanax, ndërsa ajo që ngre pikëpyetje është fakti se ditët e fundit ai kishte tërhequr dhjetëra mijëra euro nga llogaria e tij bankare.

Për këtë ngjarje të gjitha autoritetet janë vënë në lëvizje, teksa kërkojnë zbardhjen e shkakut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit