Zbardhet ngjarja e Vukatanës/ Shënjestra e plumbave, kushëriri i deputetit socialist të Shkodrës

Zbardhet ngjarja e Vukatanës/ Shënjestra e plumbave,…

Ka nisur që të zbardhen detajet mbi atentatin e dështuar me armë zjarri në fshatin Vukatanë të Shkodrës, ndaj Fatjon Harushës, kushëriri i deputetit të PS-së në Shkodër, Luan Harusha.

Nga informacionet e para u bë e ditur se, u qëllua drejt një automjeti, ku autorët dyshohet se kanë qenë një burrë dhe një femër e veshur me të bardha, që kanë hapur zjarr duke lëvizur me një motor.

Nuk dihet ende identiteti i dy autorëve, ndërsa policia ka identifikuar objektivin e atentatit.

Ai ka qenë Fatjon Harusha, që sipas të dhënave, është djali i xhaxhait të funksionarit të lartë socialist në Shkodër.

Fatmirësisht prej të shtënave nuk ka të lënduar, pasi Harusha që në fillim u thë se ishte në makinë bashkë me Drejtoreshën e patentave të Shkodrës, Egla Mirashi, në fakt ka qenë duke udhëtuar vetëm me makinën në pronësi të saj.

Më herët qytetarë që denoncuan me foto dhe mesazhe këtë ngjarje në adresën tonë, sollën edhe versionin sikur në automjet, Harusha ishte së bashku me Drejtoreshën Mirashi.

Ja mesazhi i qytetarit që mbërriti në adresën e redaksisë tonë:

“Po udhetonte me nje femer makin me xhama te zi i behet atentat Fation Harushes djali xhaxhait i deputetit Luan Harusha shkoder por shpeton mrekullisht. Atentati ne daljebte shkodres ne rruge dytesore ne Vukatane

Makina e zez handai i perket drejtoreshes se Dptrsh shkoder. Drejtoresha e stransportit rrugore EGLA MIRASHI ku para nje muaji kesaj makine ju vendos tritol. por fatmirsisht u zbulua nga e zonja e u lajmru policia. Anonim

Ne vitin 2013 kur fitoj ps nshkoder jane bere disa emerime ne shtet ku akoma sot vazhdojne pune. Deputeti Harusha emeron mikene tij Egla Mirashi (drejtoreshe e patentave targave etj) DRPTRRSH SHKODER, motra e Egles emerohet ne hipotek shkoder (para nje vitit shkarkohet per evaziin fiskal) Fatjon Harusha punonjes DPTRRSH (sekser) kryen cdo veprim me garancine e drejtoreshes, psh nje targe e bukur nshkoder 300 euro, autorizim xhama te zi 150euro, kontroll fizik ku nje sharan e kan ba vetur etj te gjitha kundrejt pagesave nen dore dhe garantimin e firmes se drejtoreshes.

MIR HOTI emerohet shef i SGS SHKODER (VJEHRRI I FATJON HARUSHES) Te gjithe kete persona levizin me  automjete me xhamante erret dhe fenelina policie ku me ligj sduhet ti mbajne.

Perse ky diskriminim ? Shkodra eshte bere si ne Afganistan ku jo me lerg se para dy ditesh gerset arma ne mes te dites. Zot na ruaj. Fatjon Harusha kundrejt pagesave hynte garant teknëytetaret per te gjitha sherbimet e automjeteve.

Si ne dikumentaciin ashtu edhe be kontroll teknik, kjo kundrejt shumave te parave nen duar. Keto persona jane te gjithe ne pune qe paguhen me taksat e qytetateve dhe bejne jete luksi”.

Informacion paraprak i policisë:

“Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip ‘Hyundai’, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve”.

[ngg src=”galleries” ids=”95″ display=”basic_imagebrowser”]/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit