
Gjatë ditës së sotme janë zbuluar formularët e deklarimit të pasurisë nga 140 deputetët të depozituara në ILDKPI. Nga verifikimi është zbardhur edhe pasuria e familjes Rama. Sipas formularit, gjendja e llogarisë bankare e Ramës është pakësuar me 511 mijë lekë, teksa më shumë miliona zotëron Linda e cila disponon 7.7 milion lekë në llogarinë e saj. Ndërkohë Gregor Rama, ka fituar 25 mijë euro nga shitja e pikturave, më shumë se i ati, Edi Rama.
KRYEMINISTRI EDI RAMA:
1 Gjendja në llogarinë bankare deri më 31.12.2020: -511.359 lekë
2 Të ardhura nga paga si Kryeministër: 1.772.430 lekë
3 Të ardhura nga shitja e krijimeve artistike për vitin 2020: 1.806.335 lekë
BASHKËSHORTJA LINDA RAMA:
1 Gjendja në llogarinë bankare deri më 31.12.2020: +7.751.474 lekë Të ardhura nga:
2.520.000 lekë Të ardhura nga konsulenca dhe nga ekspertiza të ndryshme: 2.489.889 lekë Të ardhura nga qiraja: 2.535.023 lekë Interesa bankare: 2.557 lekë Detyrime Detyrim kredie e marrë më 22.10.2013 në vlerën 80 mijë euro: shlyer në vitin 2020 në vlerën 4482 euro. Diferenca e mbetur 13325 euro
I BIRI, GREGOR RAMA:
Llogari bankare: në vitin 2020 është shtuar me 71.561 lekë
Llogari bankare: pakësohet me 8132 euro Fond investimi: +18 500 euro Të ardhura nga shitja e veprave të artit: 25,000 euro Kontratë qiraje: shlyer në vlerën 360,000 lekë
