Zbardhet plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori që preu me thikë babë e bir. Arsyeja e krimit

Zbardhet plagosja në Fushë-Krujë, kush është autori…

Është zbardhur plagosja e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Fushë-Krujës.

Ermir Hasa është autori i ngjarjes që plagosi babë e bir, Shefqet e Alban Stafuka.

35-vjeçari Hasa, njihet si një person problematik, dhe është me origjinë nga Kukësi.

Disa herë është arrestuar, por është liruar me raporte mjekësore, me pretendimin se është një person me probleme mendore.

Ditën e djeshme, Shefqet e Alban Stafuka, teksa kishin qenë për vizitë te një i afërm i tyre, u kishte dalë përpara Ermir Hasa.

Albani, që pak ditë kishte që ishte kthyer nga Spanja, ka dalë e i ka kërkuar t’i lirojë rrugën.

Nga makina më pas ka zbritur edhe babai, Shefqeti, që punonte tek Ujësjellësi.

Hasa i ka plagosur që të dy me thikë, dhe është larguar teksa udhëtonte me një biçikletë.

Nga sa mësohet, fokus i sherrit ka qenë shitja e një automjeti mes palëve.

Policia e vuri në pranga 2 orë pas ngjarjes.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit