Zbardhet sherri në market| Viktima 'acaroi' efektivin: S’më plas, do i paguaj unë dhe të tuat

Zbardhet sherri në market| Viktima ‘acaroi’ efektivin:…

Pas ngjarjes së rëndë në një market në Tiranë, ku pas një sherri midis të rinjve, efektivi Arbër Sula nxori pistoletën e shërbimit dhe qëlloi për vdekje, Jurgen Dukën, policia ka arrestuar shokun e viktimës Orgest Drazhin, 36-vjeç, i cili ka dhënë dëshminë e tij lidhur me krimin. Përpara ‘bluve’ Drazhi ka rrëfyer se Sula ka dashur të bëjë pagesën për disa pije që kishte blerë, ndërsa Duka e parakaloi dhe vuri sendet e tij në banak. Sipas shokut të të ndjerit, Sula ka insistuar të bëjë pagesën i pari, ndërsa situata ka agravuar. Duka i është kthyer policit se meqë donte të hynte në radhë, do t’ia paguante vetë pijet por ta linte të qetë.

“Çfarë pagese thua, s’më shikon mua? Unë të paguaj edhe pijet ty.”, mësohet të ketë thënë i ndjeri, gjë që ka acaruar efektivin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit