Zbardhet skandali| Të burgosurve në Shqipëri u jepen ilaçe të skaduara

Zbardhet skandali| Të burgosurve në Shqipëri u…

4 milionë lekëve është përllogaritur një tender për blerjen e ilaçeve për të burgosurit në Shqipëri. Por si çdo tender tjetër, pas tij fshihet gjithmonë diçka abusive. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se të burgosurve shqiptarë u jepen ilaçe të skaduara që prej vitit 2019.

Nuk kanë të sosur skandalet me procedurat e tenderimeve nga institucionet shtetërore. Një i tillë denoncohet së fundmi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili gjatë auditimit të kryer në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ka konstatuar shkelje të rënda në tenderat e ilaçeve, të cilat janë blerë shumë afër datës së skadencës. Po ashtu janë gjetur medikamente të skaduara dhe kancerogjenë. Abuzimet përllogariten në shifrën e 4 milionë lekëve.

Sipas raportit të publikuar, në magazinën e ilaçeve u gjetën medikamente të skaduara por në inventarizimin e bërë në fund të vitit 2019 këto medikamente nuk janë deklaruar të skaduara. Skandali thellohet më tej pasi këto medikamente që kanë skaduar gjatë vitit 2019 janë blerë me afat skadence më të vogël se 1.5 vjet. Kjo nuk është hera e parë që të burgosurve u jepen ilaçe jashtë afatit të tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit