Zbardhet skema/ Mashtroi një grua duke i marrë 270 mijë euro, lirohet nga burgu biznesmeni

Zbardhet skema/ Mashtroi një grua duke i…

Gjykata Penale e Tiranës ka liruar nga burgu duke i caktuar masën e sigurisëe “arrest shtëpie”, biznesmenit të arrestuar dy ditë më parë në Tiranë, Andi Alimehmeti. 51-vjeçari u arrestua pasi akuzohet se ka përfituar përmes mashtrimit 270 mijë euro që ia mori një zonje.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Alimehmeti i premtoi gruas se do të bëhej ortake e tij në agjencinë e udhëtimeve, që është në pronësi të tij. Me anë të kësaj skeme, biznesmeni mësohet se ka mashtruar edhe disa persona të tjerë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ai është denoncuar disa herë për mashtrim, por nuk është mundur që të provohet vepra penale. Ndërkohë që në rastin konkret, gruaja që e ka kallëzuar ka deklaruar në polici se Alimehmeti i ka marrë 270 mijë euro, që përmes dokumentacioneve, vlera e mashtrimit qëndron në vlerën e 91 mijë eurove.

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit